Xhensila solli këngën e re, por sytë na mbetën te takat e shtrenjta (VIDEO)

Xhensila Myrtezaj publikoi bashkëpunimin e shumëpritur me Pirro Çakon, të titulluar "Sekreti im", ku në sy ra videoklipi i realizuar me shumë kujdes.

Dueti ka prekur publikun dhe është kthyer në këngën më të dëgjuar të ditës së djeshme, mirëpo nuk kanë mbetur pas edhe videoklipi i realizuar mjaft mirë si edhe pamja tërheqëse dhe veshja plot stil e Xhensilës.

Ajo shfaqet në klip e veshur me një palë taka "Yves Saint Laurent", të cilat i kanë kushtuar këngëtares jo më pak se 1200 dollarë.

Edhe pse në fakt duket e cuditshme pse ajo ka preferuar të ekspozojë firmat në një këngë baladë pasi tërheq vëmendjen nga produkti i muzikës në një produkt material. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 20:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori