Xhensila si një zonjë e vërtetë, Besi i nxjerr “bojën” (FOTO LAJM)

Xhensila dhe Besi janë vetëm pak ditë larg martesës së tyre dhe duket se kanë vendosur ta shijonë plotësisht këtë periudhë.
Kështu ata në fillim udhëtuan drejt Amerikës dhe pastaj kaluan në Meksikë.

Si gjithnjë në çfarëdolloj vendi të ndodhet Besi e ka të pamundur të mos nxjerr në pah humorin e tij duke bërë shpesh batuta me Xhensilën, të dashurën e tij.

Xhensila ka bërë një video duke hipur në limuzinë të cilën e ka postuar në Instastory.

Sapo ajo i afrohet automjetit, shoferi hap derën e makinës dhe Xhensila si një zonjushë e vërtetë hyn brenda në limuzinë.

Kjo është një skenë e zakonshme dhe duhet ta pranojmë se të gjitha vajzat e kanë fiksim që të postojnë video të tilla në rrjete sociale

Por duket se Besi mendon se duhet vepruar shumë ndryshe në një situatë të tillë. Të njëjtën skenë e ka bërë dhe ai.

Sapo i afrohet limuzinës për të hipur, shoferi hap derën e makinës por Besi kundërshton.

Ai i drejtohet shoferit duke i thënë se ka respekt dukeqënëse është më i madh në moshë ndaj i thotë atij që të hyjë brenda në limuzinë ndërsa ai do të bëhet shofer.

Kjo në fakt është një situatë për të qeshur pasi aktori i njohur gjithnjë përpiqet që nga gjërat edhe më të thjeshta të krijojë situata qesharake . Jemi të sigurt se ky veprim i tij ka shkaktuar shumë të qeshura. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori