Xhensila Pere flet për ish-të dashurin: Nuk mund t'a quaj shok
Xhensila Pere, ish-missi shqiptar njëkohësisht edhe ish-banorja Big Brother, është një prej personazheve publik më të ndjekur dhe komentuar në rrjetet sociale.

Ditën e sotme e ftuar në emionin e pasdites në Tv Klan, ‘RUDINA’, Xhensila ka folur për marrëdhëniet me meshkujt, ku shpjegon se nuk mund të mbetesh shok me një partner nga i cili jeni ndarë e keni pasur një histori dashurie.

"Miqësi, miqësi e mirëfillte nuk mund të quhet. Të paktën unë nuk mund ta quaj. Por ta shohësh si të huaj, mua më duket pak absurde, pasi është një person me të cilin ke ndarë gjithçka", u shpreh ajo.

Ku me të drejtë ka treguar atë çfarë ndodh me çdo çift që ndahet, ku të dy e kanë të vështirë të mbajnë kontakte dhe të frekuentohen si shok më pas.
Shtuar më 12/10/2019, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori