Xhensila paralajmëron projektin e rradhës, komenti i doktor Skerdit nuk është i duhuri (FOTO LAJM)

Xhensila Myrtezaj është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar por jo vetëm. Pas lindjes së vajzës Ajkës, mund të themi se ka hequr dorë nga projektet muzikore.

Por "leja e lindjes" përfundon këtu.

Xhensila ka paralajmërauar një projekt ndryshe, dhe nga një postim në Instagram duket teksa po punon për xhirimet.

Ajo shfaqet e veshur me të bardha dhe me një filxhan kafe në dorë e përkrah fotos shkruan:" 5 minuta për veti", që supozohet të titullohet kënga e rradhës por mund të jetë dhe ndonjë projekt në të cilin nuk e kemi menduar kurrë se mund ta shohim këngëtaren.

Ajo që bie gjithashtu në sy,është komenti i doktorit më të famshëm estetik Skerdi Faria, është epik. Ai shkruan: "A të qaj 5 minuta" shprehje kjo e cila u bë virale në rrjet pas publikimit ku një vajzë e vogël 5 vjeccare, kërkonte lejë nga e ëma për të qarë për një personazh vizatimor.

Lidhur me këtë koment nuk ka reaguar ende Xhensila.

Shtuar më 14/06/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori