Xhensila më e mrekullueshme se kurrë, një princeshë drejt altarit (VIDEO)
Në Pallatin e Brigadave këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Besart Kallaku tashmë po mbajne ceremonine e marteses.

Xhensila u shfaq në ceremoni më e mrekullueshme se kurrë dhe me një fustan të jashtëzakonshëm që askush s epriste.

Në ngjyrën klasike të bardhë, super voluminoz, me një bisht aq të gjatë sa duheshin dy njerëz për ta mbajtur, Xhensila Myrtezaj ia besoi gjithë madhështinë fustanit, duke zgjedhur t’i mbante flokët të lëshuar.

“Të premtoj se do të ul çmimit e ujit , nejse…Xhensia Myrtezaj që sot e mbrapa do të jesh Xhensila Kallaku” tha Besi.

Ndersa nga ana tjeter Xhensila kishte pregatitur nje betim mjaft emocionues:

“Ti je i vetmi që e bën realitet këtë ëndërr. Bashkë po nisim një fletë tjetër sot, ndoshta një volum tjetër, e ç ‘rendësi ka, jemi dhe do të jemi. Para teje, para familjarëve tanë, para miqve tanë të shenjtë betohen … Të dua!”, tha Xhensila. /albeu.com/

Xhensila më e mrekullueshme se kurrë, një princeshë drejt altarit (FOTO LAJM)

Shtuar më 01/09/2017, ora 21:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori