Xhensila le pa fjalë Besin, i vërteton publikisht kujt i ngjan vajza (FOTO LAJM)

Kjo e martë e ka kthyer pas në shumë vite Xhensila Myrtezajn dhe ajo është bërë mjaft nostalgjike. Këngëtarja ka ndarë në Instagram disa foto të shkëputura nga performancat e saj tek Gjeniu i Vogël 1, nga ku ajo hodhi hapat e parë të karrierës.

Në njërën prej fotove këngëtarja shfaqet pranë Alketa Vejsiut, që ka qenë për disa vite me radhë prezantuese e spektaklit të talenteve të vegjël. “Oh Zot Alketa Vejsiu, Gjeniu i Vogël 1, aty prej ku nisi gjithçka”, shkruan Xhensila përkrah fotos.

Ndërsa në imazhe të tjera ajo ka dëshmuar se Ajka është një kopje në miniaturë e saj. Në foton e publikuar nga Xhensila vihet re se vogëlushja ka ngjashmëri të madhe në tipare me mamin dhe për këtë gjë këngëtarja i ka kërkuar një përgjigje edhe Bes Kallakut.

“Dhe Ajka është mini-me. Kishe gjë për të shtuar Bes Kallaku?”, shkkruan Myrtezaj.

Me siguri Besi nuk ka çfarë të thotë sepse faktet flasin vetë dhe të gjithë biem dakord në një mendje se Ajka është kopja më e mirë e Xhensilës.

Shtuar më 22/09/2020, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori