Zhduket e mitura në Durrës, policia nis kërkimet

Një nënë në Durrës ka kallëzuar në polici humbjen e vajzës së saj të mitur. Policia e Durrësit njofton se ka nisur puna për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.05.2022, shtetasja Xh. X., banuese në Durrës, ka kallëzuar se vajza e saj e mitur, shtetasja A. X., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj./albeu.com