Lëvizte me kokainë në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në Durrës, pasi nga kontrollet e zhvilluara në mjetin e tij, efektivët kanë gjetur doza të vogla kokaine, gati për shitje.

Sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje”, njofton policia.


Shtuar 28.02.2023 13:33