Xheneti rikthehet në ekran me serial të ri, nuk do ta besoni kush do jetë partneri i saj (FOTO LAJM)

Me siguri nuk e keni harruar aktoren e cila luante rolin e "Xhenetit" në serialin që mbante të njëjtin emër. Almila Ada me këtë rol u kthye në një nga aktoret më të dashura për publikun turk e publikun shqiptar. Nga aktorja na vjen një lajm i mirë pasi ajo do rikthehet në ekran me një serial që pritet të jetë një sukses.

Seriali do mbajë titullin "Guvercin" dhe Xheneti do luajë përkrah një aktori shumë të njohur. Bëhet fjalë për aktorin Mehmet Ali Nuroglu i cili njihet ndryshe si Vedati nga "Lot në Detin e zi".

Në këtë serial të ri do luajë gjithashtu edhe aktori i cili luante rolin e babait të Xhenetit.

"Guvercin" do të përbëhet nga një kast aktorësh shumë të njohur e përpos të lartpërmendurve, do luajë edhe aktorja Nursel Kose që luante rolin e Kerimanit, hallës së Hazallit tek "Fate të kryqëzuara"./Xing
Shtuar më 22/10/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori