Simone Inzaghi trajneri më i mirë në historinë e Inter-it

Simone Inzaghi momentalisht është trajneri më i mirë në historinë zikaltër me pikët mesatare.

Sipas “Libero”, Inzaghi ka grumbulluar për ndeshje 2,24 pikë duke zënë vendin e parë. Ish-trajneri i Lazios parakaloi Leonardon me 2,16 pikë, dyshen Mancini-Mourinho me 2,12 pikë dhe Antonio Conte me 2,11 pikë për ndeshje.

Simone Inzaghi tashmë ka një vend të veçantë në historinë e Inter-it, por gjëja më me rëndësi do të jetë fitimi i titujve.

Zikaltërit ndodhen në vendin e parë në Seria A dhe gjithashtu kanë arritur të kalojnë grupet e Champions League./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.12.2021 18:29