Xhemi apo Delinda, kush do drejtojë "Portokalli" (VIDEO)
Aktorja e humorit Delinda Bisha së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin "Thumb". Nga disa sekuenca të publikuar lidhur me puntatën e rradhës, aktorja tregon se mund ta bëntë shumë mirë punën e Xhemit për moderimin e "Portokalli".

E pyetur nga gazetarja se “Në rast se Xhemi sezonin që vjen nuk është në Portokalli, do të bëjë diçka tjetër. Ty do të pëlqente të ishe në të njëjtën kohë edhe aktore dhe moderatore në Portokalli?”, Delinda u përgjigj:
“Me modesti e them këtë gjë që them se e bëj shumë mirë”, dhe më pas vazhdon të imitojë se si mund të ishte prezantimi i Portokallisë nën praninë e saj.

Delinda tha gjithashtu se në botën e artit ka shumë xhelozi, madje ka dëgjuar që ka dhe aktorë që kanë xhelozi seksin e kundërt:

“Për mua është e paimagjinueshme por ja që ndodh”, tha Delinda.

Shtuar më 14/06/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori