Xhelozi mes motrash, modelja e njohur bën hapin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Kendall Jenner është e vogla e familjes Kardashian-Jenner dhe shpesh është komentuar se mes Kylie dhe saj ka mosmarrëveshje dhe xhelozi mes njëra-tjetrës. Ajo është e vetmja që nuk është nënë nga familja dhe e vetmja që nuk ka hapur një biznes të sajin.

Por Kendall ka vendosur që të ndjekë hapat e motrave të saj. Raportohet se Kendall Jennes do të nisë një linjë personale me produkte bukurie ku përfshihen make-up, produkte për flokët, xhel dushi, manikyra, produkte për lëkurën, parfume dhe buzëkuqë.

23-vjeçarja ka aplikuar për të kthyer në një firmë emrat Kendall dhe Kendall Jenner në mënyrë që produktet të mbajnë emrin e saj.
Shtuar më 14/05/2019, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori