Wow! Elita mahniti me fustanin e dytë të nusërisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mbrëmjen e djeshme u mbajt dasma madhështore e Elita Rudit dhe Gjikos, çiftit shumë të komentuar në media e rrjete sociale të cilët u kurorëzuan në martesë pas 2 vitesh së bashku.

Sigurisht e gjithë vëmendja ishte tek nusja dhe paraqitja e saj dhe Elita nuk zhgënjeu.

Moderatorja bukuroshe u shfaq me një fustan të bardhë me xixa dhe pupla dhe dukej si princeshë, por pas disa orësh Elita veshi edhe një tjetër, shkruan Xing.

Këtë radhë moderatorja u shfaq me një fustan jo të fryrë, por elegant dhe me thekë. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori