Reperi i njohur amerikan, Kanye
West, duket se nuk është një mbështetës mjaft i madh i Obamës, pasi mendon se ai nuk shpenzon për të konkretizuar idetë e reja.
Ky është sulmi i parë i bërë publikë prej tij, pasi asnjëherë më parë ai nuk ka kritikuar kaq ndjeshëm
presidentin.
West ka sulmuar ashpër
presidentin e SHBA, Barack
Obama, duke thënë se ai nuk mund të inspirojë ndryshime.
“Nuk mund të
ndryshoni asgjë, sikurse bën ai nga brenda Shtëpisë së Bardhë. Ju duhet të shpenzoni të holla. Ai nuk e bën këtë. Idetë e mira nuk janë të lidhura shpesh me para, por kreativiteti dhe gjenialiteti është i lirë. Këto tipare nuk i ka
Obama”, ka thënë më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2014,
ora 09:34