West shokon, ndërpret koncertin pasi një fans i paralizuar nuk u ngrit në këmbë
Pëlqej
Kanye West është shquar për problematikat që krijon gjatë performancave të ndryshme, e ndërsa ka ndërprerë koncertin e tij kur kishte parë se dy persona nuk kërcenin.

Më të çuditur kanë mbetur fansat, ku një pjesë e tyre janë irrituar nga kjo sjellje e pahijshme. Mësohet se këngëtari ka ndërprerë koncertin e tij në Syndney, kur pa se një person në audiencë nuk u ngrit në këmbë për të kërcyer muzikën e tij.

Pasi ai lajmëroi badigardët e tij, pa se fansi në fjalë ishte i paralizuar. Gjatë performancës ai vuri re se një grup njerëzish nuk po kërcenin dhe nisi të kërkonte që të gjithë të çoheshin në këmbë. Me tej ai pa se dy persona po shijonin muzikën e tij ulur, njëri në karrige me rrota ndërsa tjetri me gjymtyrë proteza. Kanye qëndroi pa kënduar të paktën tre minuta, duke pritur për fansat që të ngriheshin në këmbë. Me mjaft kokëfortësi, reperi dërgoi truprojat që të vërtetonin nëse fansi ishte në karrocë me rrota. Ndonëse u mundua që këtë situatë ta kalonte me sportivitet, fansat u irrituan. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori