Frika në sytë e tyre thotë gjithcka, ekipet e shpëtimit nxjerrin një mace dhe një qen nga rrënojat në Turqi (FOTO LAJM)

Mes kaosit që la pas tërmeti i së hënës në Turqi dhe Siri, momente të vogla gëzimi janë kapur në kamera kur janë shpëtuar jetë.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për njerëz. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin gjallë edhe katërputrosh si mace apo qen.

Shpëtimtarët gjetën një mace të gjallë në rrënojat e provincës Hatay, Turqi.

Në Iskenderun, një qen u shpëtua nga një ndërtesë tjetër e shembur.


Shtuar 9.02.2023 15:43