Kosova eksporton më së shumti në Amerikë dhe Shqipëri, importon nga Turqia dhe Serbia

Në Kosovë brenda vitit të  kaluar janë importuar mallra më së shumti nga Turqia, Gjermania, Serbia dhe Greqia. Kurse, janë eksportuar mallra në Amerikë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut e Zvicër.

Në një grafikë, të cilën e ka publikuar Instituti GAP, janë renditur 10 vendet partnere të Kosovës në tregti për eksport dhe import.

Vendi ku Kosova eksporton më së shumti janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përbëjnë 15.09 për qind të eksportit të përgjithshëm në një vit.

Po ashtu edhe Shqipëria me 11.9 për qind, në një vlerë për mbi 100 milionë euro.

Vendet e tjera në të cilat ka eksportuar Kosova janë Maqedonia, Gjermania, Zvicra, Serbie e të tjera.

Ndërkaq, Kosova importon më së shumti nga Turqia, sipas të dhënave të Doganës.

Përgjatë vitit 2022, Kosova ka importuar në vlerën prej 839.2 milionë eurove prej Turqisë.

Pas Turqisë, më së shumti ka importuar nga Gjermania, Kina, Serbia, Greqia.

Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i mallrave nga shtetet e huaja. Vetëm gjatë vitit 2022 në vendin tonë kanë hyrë mbi 5 miliardë euro mallra, derisa 370 milionë vetëm nga Serbia.

Në 5 vitet e fundit, Kosova ka importuar më së shumti mallra nga Serbia në vitin 2017. Në vitin 2017 vlera e importit të mallrave nga Serbia ishte 449 milionë e 305 mijë euro, në vitin 2018 ishte 386 milionë e 475 mijë euro, më 2019 ishte vetëm 4 milionë e 443 mijë euro. 2019-ta ishte viti kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur taksë 100% për produktet që vinin nga Serbia.

Në vitin kur u shfaq pandemia, 2020, vlera e importit nga Serbia ishte 173 milionë e 428 mijë euro. Kurse në vitin 2021, vlera është rritur përsëri dhe ka arritur në 305 milionë e 398 mijë euro..Monitor/


Shtuar 17.01.2023 17:43