“Vuaj nga ankthi”, Lori Hoxha tregon gjërat që nuk i dinim
Nëpërmjet një videoje që ka publikuar në Youtube, trashëgimtarja e TCH Lori Hoxha ka treguar 18 gjërat që nuk i dinit për të, mes tyre faktin që ka 13 tatuazhe dhe që dp t’i heqë të gjithë.

1.Vuaj nga ankthi dhe për shkak të kësaj nuk shikoj filma horror. Nuk jam as tek filmat seriozë, por më pëlqejnë më shumë komeditë dhe romancat. , por vetëm komedi dhe romancë.

2.Nuk jam një person festash. Nëse do të më duhej të zgjidhja mes qëndrimit në shtëpi dhe daljes në party, do të qëndroja në shtëpi.

3.Kam bërë buzët që para se të kisha Instagram dhe këtë gjë se ka ditur askush.

4.Nuk pi më alkol për shkak të ankthit dhe kam hequr dorë krejtësisht prej tij. Dua të detoksifikohem krejtësisht. Nuk po i lyej më flokët, as thonjtë nuk do i bëj më.

5.Kam qenë një nxënëse shumë e mirë në shkollë. Më pëlqente matematika dhe mësoja shumë, i kapja gjërat shumë shpejt.

6.Kam ndryshuar shumë, tashmë kam shumë vetëbesim, më para mërzitesha nga komentet e Instagramit, por tashmë thjesht nuk dua t’ja di më.

7.Më shumë prekem kur komentojnë negativisht për njerëzit e mi të afërt.

9-Nuk më pëlqejnë masazhet, nuk rri dot një orë aty shtrirë. Unë ndërkohë do të isha duke menduar se çfarë do ndodhë me mua pas 3 vitesh, kur ajo po mundohet të më relaksojë.

10.Njerëzit më pyesin shumë shpesh se pse flas vetëm në anglisht në rrjetet sociale. E bjë këtë gjë, pasi kam ndjekës nga e gjithë bota dhe dua që të kuptojnë. Unë e dua Shqipërinë dhe gjuhën shqipe dhe në shtëpi flas shqip, por në rrjetet sociale dua të flas anglisht.

12- Urrej njerëzit që rrinë serioz gjithë kohën dhe nuk kënaqen apo nuk bëjnë shaka, qoftë edhe me veten.

13-Kam 13 tatuazhe dhe i urrej të gjithë, madje kam filluar t’i heq..

14.Jam shumë e pa vendosur. Nuk e di se ku dua të jetoj, çfarë ngjyre t’i bëj thonjtë, apo të studioj për këtë apo për atë. Nuk e di.

15. Kam kaluar dhe një situatë të sikletshme nga ditëlindja ime e vitit të kaluar. Pata ditëlindjen më të keqe ndonjëherë. Dy ditë para saj isha në Londër dhe përfundova në spital se isha e dehur dhe kur u ktheva për ditëlindjen në Shqipëri njerëzit deheshin unë nuk mundesha, sepse vetëm era e alkoolit më bënte keq dhe thoja duhet të ikim në shtëpi, e urrej ditëlindjen, nuk do festoj ditëlindjen vetëm prej atij viti. Madje dhe Sara iku e la ditëlindjen time, sepse do shoqëronte Ledionin që ishte dehur.

16-Kam shumë xhinse dhe syze, rreth 200 palë.

17-Nuk e di si qëndron puna me fëmijët dhe familjen. Unë kam vendosur thjesht të shijoj jetën për momentin.

18.Duhet të mësoj të them ‘jo’. Jam gjithmonë e gatshme për çdo gjë, dhe kjo nuk më pëlqen tek vetja.
Shtuar më 26/11/2018, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori