"Vrasje të vogla", zbulohet e shkuara tronditëse e Ojas
Arzu takohet me Pelinin dhe i tregon për tradhëtinë e Mehmetit. Ajo kërkon të dijë me kë e tradhëton bashkëshorti por Pelin nuk i tregon gjë. Arzu e fton Ojan në një festë ndërsa Pelin mundohet ta ndalojë. Oja pranon të shkojë. Dëshmitarët tregojnë ngjarjen e ndodhur vite më parë kur Oja, Merve, Pelin dhe Arzu ishin mikesha të ngushta. Bashkë me shkollën ato shkojnë në një piknik.

Katër shoqet ndahen nga klasa e tyre dhe shkojnë të lahen në liqen. Oja i frikëson vajzat duke bërë sikur u mbyt. Ato vendosin të hakmerren duke e lënë Ojan vetëm në liqen dhe duke ja marrë rrobat. Oja kërkon ndihmë dhe mbetet vetëm në liqen. Profesor Edipi shkon ta ndihmojë Ojan. Merve dhe Pelin i bindin të gjithë se Oja dhe profesori kanë diçka mes tyre.

Ato bindin edhe drejtorin i cili vendos ta përjashtojë nga shkolla Ojan dhe profesorin. Oja asokohe ishte në lidhje me Tajlanin. Tajlan e lë Ojan pasi beson se ajo është vërtet në një lidhje me profesorin. Ojan nuk e besojnë më as prindërit. Ajo vendos të vetëvritet dhe hidhet nga ballkoni por shpëton. Ngjarjet rikthehen sërish në ditët e sotme. Pelin ndalon Tajlanin të shkojë në festën ku do të jetë dhe Oja. Arzu gjen një triko në bagazhin e makinës së Mehmetit dhe i kërkon llogari.

Oja shkon në festë dhe u jep dhurata fëmijëve të mikeshave. Arzu pyet Ojan çfarë ka bërë gjithë këto vite dhe nëse e ka harruar të shkuarën. Oja i thotë se nuk është vendi i duhur për të folur dhe i kërkon ta mbyllë këtë temë. Pelin fut në sherr Merven me Ojan.
Shtuar më 22/03/2019, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori