E BUJSHME/ Messi dhe Ronaldo në të njëjtën skuadër nga sezoni i ardhshëm

Më shumë se 15 vite konkurrencë të fortë me njëri tjetrin, tani duket se ka ardhur koha që Messin dhe Ronaldon ti shohim bashkë në një skuadër teksa shkojn drejt pensionimit.

Fytyra të njohura nga kampionati elitar i futbollit amerikan, MLS, shpresojnë të kenë Messin dhe Ronaldon në ligën e tyre.

Raportime të ‘Mirror’ bëjnë të ditur se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të bëjnë transferim sensacional në MLS.

Dyshja mund të mbyllin karrierën e tyre në skuadrën e David Beckham, Inter Miami.

Lidhur me këtë ka folur edhe bosi i Minnesota United, Adrian Heath, i cili ka thënë se ka dëgjuar për një lëvizje të mundshme të dyshes.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodh, dhe dyshja më e mirë në historinë e futbollit të jenë shokë skuadre.


Shtuar 23.02.2020 08:48