Vogëlushja kuksiane pushton zemrat e shqiptarëve (VIDEO)
Daniela është vetëm 13-vjeç dhe jeton në qytetin verior të Kukësit.

Ajo pasi mori pjesë në “The Voice Kids” vuri në pah talentin e saj, i cili pushtoi jo vetëm jurinë poer edhe zemrat e shqiptarëve.

Kushtet e jetesës së saj nuk ishin as minimale, por pasioni i saj për muzikën mposht çdo lloj varfërie.

Daniela tregon se ndihmon prindërit me punët e shtëpisë dhe ruan dhitë.

E veshur në një fustan të thjeshtë bashkë me familjen e saj u nis për në “The Voice Kids” për ta realizuar ëndrrën e saj.

Ndërsa u paraqit me këngën “Me Ty” të Elvana Gjatës.

Shumë shpejt Danjela u bë virale jo vetëm në televizion por edhe në rrjetet socile ku shume komentues e përgëzonin për talentin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2018, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori