Vogëlushja kryen "tradhti" duke vjedhur kokoshkat e Princit Harry (VIDEO)
Një fëmijë i shkathët është kapur nga kamera duke vjedhur kokoshka nga kupa e Princit Harry.

E vogla Emily Henson, e cila ishte ulur pranë princit Harry në Lojërat e Invictus, priti derisa Princi nuk e kishte mendjen dhe zgjati duart e vogla shkruan Albeu.com.

Sipas ligjit mbretëror kushdo që vjedh gjërat nga një Princ dënohet për tradhti por mesa duket Princi ka vendosur që të bëjë shaka me vogëlushen

33-vjeçari lejoi që Emily të merrte nga kokoshkat e tij dhe u kënaq duke luajtur me të.

Gjithsesi ky episod ka shkaktuar shumë të qeshura dhe sidomos në rrjetet sociale është bërë shumë shpejt virale. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori