Stuhi rëre në Dubai, momenti kur qyteti “zhduket” nën pluhur (VIDEO)

Disa ditë më parë Dubai është “goditur” nga një stuhi rëre, e cila ka pushtuar gjithë vendin.

Autoritet kishin paralajmëruar banorët që të mos lëviznin nga shtëpitë e tyre dhe në qoftë se do të dilnin te merrnin masa, si mbajtja e maskave.

Policia gjithashtu i ka bërë thirrje që të kenë kujdes në trafik, ndërsa disa avionë devijuan fluturimet e tyre.

Një video e cila tregon fuqinë e natyrës është publikuar në rrjetet sociale.

Në video duket stuhia e rërës e cila ngrihet krejt papritur në qiell dhe më pas qyteti “zhduket” plotësisht në pluhur.


Shtuar 17.08.2022 09:47