Vodhi 6 bluza me vlerë 1200 euro? Gjykata jep vendimin për këngëtarin e famshëm (FOTO LAJM)

Këngëtari Marco Carta është lënë i lirë pas akuzave për vjedhjen e 6 bluzave me vlerë 1.200 euro më 31 maj në Milano.

Ish-fituesi i “Amici”-t dhe i “Sanremo”-s nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit para gjyqtarit Stefano Caramellino, ku të enjten në mëngjes u treguan videot e kamerave të mbikëqyrjes së dyqanit.

Prokurori kishte kërkuar dënimin e Marco Carta-s me tetë muaj burg dhe 400 euro gjobë.

“Carta e ka deklaruar gjithmonë pafajësinë e tij”, tha avokati Simone Ciro Giordano, një nga dy avokatët e artistit 34-vjeçar.

Menjëherë pas deklaratave para gazetarëve, avokati e mori në telefon Carta-n dhe tha: «Marco, jeni liruar. Ok? “.

Dhe përgjigja e këngëtarit ishte: “Oh Zot, faleminderit!” Pastaj mbylli telefonin në lot.

“E dëgjova klientin tim në telefon – shtoi Massimiliano Annetta, këshilltari tjetër juridik – dhe përgjigja e tij ishte:

“Për mua, ka përfunduar një makth”. Efektet e këtyre proceseve për një person të njohur janë shkatërruese”.

Marco më pas bëri një publikim në Instagram ku shfaqej tepër i lumtur për vendimin e gjykatës ndërsa shtonte se ky do të jetë vetëm një kujtim i keq për të:
Shtuar më 01/11/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori