Si rrallëherë, Valbona publikon foto me fëmijët dhe ngjashmëria me të birin mori vëmendjen (FOTO LAJM)

Valbona Selimllari është nënë e 3 fëmijëve, 2 djemve Deni, Kejn dhe një vajze, Vivien. Ish-missi është treguar gjithmonë e rezervuar për këtë pjesë të jetës dhe rrallëherë publikon anëtarët e familjes së saj në rrjete sociale dhe përpiqet që t’i mbajë sa më larg syve të publikut.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj një foto me të birin, Kejnin, dhe ajo që mori vëmendjen e e të gjithëve ishte ngjashmëria midis tyre.

Po ashtu, Valbona ndau edhe një foto me vajzën e saj të vogël dhe mbesën, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar nga spektakli “Në kurthin e Piter Pan”.

Më herët, e ftuar në rubrikën “N’fermë”, Selimllari ka treguar se është gati të bëhet “vjehrrë”, sepse djali i saj i madh i ka prezantuar të dashurën. Ajo ka treguar se gjërat janë bërë zyrtare, sepse ajo ka takuar edhe familjen e të dashurës së djalit.

“E para e ka një shoqe, e kam një eksperiencë. Nuk e di. Nuk ka rëndësi bukuria e njeriut, nuk dua të më vij në shtëpi një vajzë e bukur, një vajzë e mirë. Unë do e dua sido që të jetë nëse e do Deni. Ai do të jetojë, ai do të jetë i përgjegjshëm, unë do jem ta mbështes sa herë të jetë nevojë. Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe”, u shpreh Selimllari.


Shtuar 5.08.2021 11:41