Këngëtari i njohur Enrique
Iglesias dhe tenistja Anna Kournikova, janë bërë prindër për herë të tretë.
Dyshja kanë mirëpritur në jetë një fëmijë dhe lajmin e bukur e ka bërë të ditur
vëllai i këngëtarit, Julio
Iglesias Jr.
Gjatë një interviste me radiotelevizionin kilian ADN ai u shpreh "
Vëllai im tani ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur". Kujtojmë se
dyshja kanë dhe dy binjakë 2 vjeçarë të quajtur Lucy dhe Nicholas.
Shtuar më 11/02/2020,
ora 11:29