'Virusi' për tu kthyer në Barbie i kushtoi 50 mijë dollarë
Pëlqej
Josie Capllonch është emër i njohur në Australi që ka folur për herë të parë për operacionet plastike. Dëshira e saj më e madhe është të duket si një kukull barbi dhe këtë është munduar ta realizojë duke shpenzuar 50 mijë dollarë në kirurgji.

31-vjeçarja dha një intervistë për Dailymail ku tregoi se përvec fytyrës, bëri ndërhyrje edhe në trup.

"Unë nuk dukem aspak si ajo që kam qenë dhe njerëzit duan ta urrejnë këtë gjë. Kirurgët hoqën mishin nga stomaku dhe kurrizi për ta çuar në të pasme", tha ajo.

Ndërhyrjet e Josie janë në gjoks, në hundë, në faqe, në buzë, në nofull dhe në të pasme. Ndërkohë po planifikon që të bëjë një operacion të tretë në gjoks, një të dytë në hundë dhe në qepallat e syve.



Shtuar më 22/09/2018, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori