Vipat shqiptarë që urrejnë njëri-tjetrin (FOTO-LAJM)

Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta

Padyshim janë dy nga artistet më të komentuara në shtypin rozë, pas konfliktit që degjeneroi me dhunë fizike. Krisja mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës(që më herët janë njohur si dy mikesha të mira në rrethin e artistëve), nisi në shoun “Vip Shpija” në Kosovë. Në dukje ishte një zënkë banale dhe vetë ato të dyja u përpoqën ta kalojnë me sportivitet, duke uruar njëra-tjetrën për suksesin e radhës në festivalin “Kënga Magjike”. Po historia nuk do të mbaronte këtu. Pak kohë më vonë do të dëgjonim se dy vajzat ishin zënë keq me njëra-tjetrën e madje konflikti kishte shkuar deri te dhuna fizike. Të dyja artistet pretenduan pafajësinë dhe pas një procesi të gjatë gjykata vendosi që ta shpallte Rezarta Shkurtën jo fajtore ndaj akuzave të Radit, e cila nga ana tjetër ka thënë se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit. Nuk e dimë nëse Rozi e ka bërë apo jo këtë veprim të ri ligjor për të marrë pafajësinë e pretenduar, por e sigurt është që këto dy ish-mike dhe këngëtare të njohura nuk do të jenë më kurrë mike si më parë.
Dikur kanë qenë miq. Shpesh kanë ndarë bashkë sekrete personale, por edhe thashetheme për të tjerët. Kanë marrë pjesë në shumë festa e festivale.

Jo pak herë kanë pasur edhe bashkëpunime interesante, të frytshme dhe shumë të pëlqyera nga fansat. Thonë që çdo dashuri e ka një fund dhe kësaj nuk i kanë shpëtuar as këta miq të dikurshëm, por sot armiq të betuar.

Gazeta Mapo rendit disa prej këtyre çifteve të cilët përplasen shpesh me njëri-tjetrin. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2012, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori