VIP-at pre e hakersave, Kim Kardashian sërish nudo (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sërish shumë VIP-a kanë rënë pre e hakersave referuar fotove nudo. Duket se ky rrugëtim do të zgjasë për një kohë të pacaktuar, pasi shumë yje të botës së show-bizit tashmë janë në vëmëndjen e mediave rozë. Fotot e tyre nudo u përhapën në rrjetet sociale, e për një kohë të shkurtër ato u fshinë menjëherë.

Kim Kardashian, Vanessa Hudgens dhe Mary-Kate Olsen janë disa nga yjet e fundit që kanë rënë viktimë e hakersave. Ato u postuan në 4chan dhe Reddit para se të hiqeshin brenda disa minutave. Aktorja Vanessa Hudgens shfaqet nudo në 5 “selfie” të ndryshme. Në rastin e Kim Kardashian bëhet fjalë për 2 “selfie” nudo të bëra para pasqyrës së tualetit. Leelee Sobieski, Kaley Cuoco, Avril Lavigne dhe futbollistja amerikane Hope Solo janë disa nga VIP-at e tjerë, fotot e të cilave po qarkullojnë në Twitter. Shumë prej këtyre yjeve kanë pranuar vërtetësinë e këtyre fotove, e ndërsa shumë të tjerë kanë qëndruar në heshtje, teksa avokatët e tyre po merren në këtë drejtim. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori