PS mori Rrogozhinën, Rama: Avantazh spektakolar i Edison Memollës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me fitoren e PS në Rrogozhinë.

Rama shkruan se fitorja ishte dhe më e thellë se më 14 maj dhe për këtë falenderoi kandidatin Edison Memolla.

“RROGOZHINA VETËM PËRPARA  me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 24.07.2023 13:06