VIP-at me pizhame dhe super festë, brenda ditëlindjes së "çmendur" të Encës (FOTO LAJM)

Në 19 tetor Enca bën 25 vjeçe, por ajo i ka mbledhur miqtë e saj që në datë 18 për të pritur orën 00:00 bashkë me ta. Këngëtarja ka zbuluar se ka organizuar një festë gjigante me rastin e ditëlindjes së saj dhe ka ftuar disa nga personat më të afërt.

Mes të ftuarve nuk kanë munguar as personazhe të njohur, me të cilët Enca ka bashkëpunuar për projektet e saj dhe ka ruajtur raportet e mira. Siç duket nga pamjet që vetë ajo ka publikuar në Instagram, festa e ditëlindjes së këngëtares ngjason me një “pajama party”, sepse të gjithë shihen të veshur me pizhama me ngjyra.

Ndërkohë në qendër të sallës është vendosur një tabelë e madhe ku shkruhet “Dhipi ma i fort i bon 25”. Vetë Enca duket se është veshur me një fustan gjumi në ngjyrë rozë të lehtë dhe me një këmishë të gjatë nate hedhur krahëve. Këngëtarja duket se është në formë të mirë fizike, pasi para pak kohësh ju desh t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë në këmbë.

Rreth 1 muaj më parë këngëtarja theu kyçin dhe për disa javë me radhë ka qëndruar brenda në shtëpi duke kryer disa seanca fizioterapie për t’u rikuperuar.
Shtuar më 19/10/2020, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori