Viola Spiro sfidon atmosferën dramatike pas arrestimit te te dashurit
Arrestimi i Valentin Selaj, si pjesë e një grupi të madh të trafikut të drogës nga Holanda në Itali, bëri që mediat italiane të shkruajnë shumë edhe për të dashurën e tij, prezantuesen e njohur dhe bukuroshe Viola Spiron.

Viola Spiro një nga vajzat e ekranti që jeta e luksit i ishte bërë rrutinë u bë pjesë e skandalit.Moderatorja sportive dhe ish velina e emisionit ‘'Fiks Fare'’ preferoi të qëndronte larg reagimeve për media.

Ajo ka vijuar të postojë foto vanitoze, edhe pas ngjarjes, duke u shfaqur shumë seksi dhe sharmante, ndërsa komentet në profilin e saj, vijojnë të jenë të mbyllura. Duket se Viola nuk ka dashur të bëjë asnjë reagim, duke vijuar postimet normalisht, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

E pas gjithë kësaj zhurme, Viola tani shfaqet më shumë pranë motrës së saj Petrulës, duke kaluar në plan të dytë sa i takon protagonizmit në rrjetet sociale me jetën e saj. Madje, duke qenë në shoqërinë e Petrulës, u bë shkas për një lajm në media, të cilët ngatërruan të dashurin e Petrulës duke e komentuar si të dashurin e ri të Violës.

Ajo ka studiuar “Marrëdhënie me Publikun” dhe ushtron profesionin e saj në një projekt në këtë fushë. Në lidhje me emrin Petrula, ajo ka treguar në një intervistë te “Rudina”. “Unë jam pagëzuar me këtë emër sipas emrit të gjyshit, Petraq. Në të vërtetë, në pasaportë e kam emrin Ina”, tha ajo, por askush nuk e thërret dhe nuk e njeh me këtë emër, veç pasaportës.Aktualisht Viola vazhdon masterin për degën që ajo ka zgjedhur. /albeu.com

Shtuar më 08/01/2018, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori