Këto simptoma ju tregojnë se jeni alergjik nga dielli, kush rrezikohet më shumë dhe si të mbroheni

Një reagim imunitar ndaj ndikimit të dritës së diellit në lëkurë quhet alergji ndaj diellit. Kur lëkura ekspozohet në rrezet e diellit, shfaqen skuqje, të cilat zakonisht shoqërohen me kruajtje të fortë. Kategoria më e ndjeshme e njerëzve janë gratë e moshës së mesme, pothuajse 10 herë më shumë se burrat.

Përveç femrave të moshës së mesme, ky fenomen prek më shpesh personat me ngjyrë më të hapur dhe sy më të çelur. Gjithashtu, njerëzit me sëmundje autoimune dhe ata me probleme me veshkat janë më të rrezikuar. Në rrezik janë edhe ata që marrin antibiotikë ose analgjezik.

Simptomat

Simptomat e para mund të shfaqen disa orë pas ekspozimit të lëkurës në diell. Më shpesh shfaqen në qafë, gjoks, krahë dhe këmbë. Përveç kësaj, mund të shfaqen të vjella dhe dhimbje koke. Një nga shenjat e alergjisë ndaj diellit mund të jenë flluskat e ujit që mund të përhapen në ato pjesë të lëkurës që nuk ishin të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit. Flluskat e lëkurës mund të jenë gjithashtu një reagim ndaj kripës së detit.

Mbrojtja

Çdo ekspozim ndaj rrezeve të forta të diellit mund të shkaktojë një reaksion alergjik tek njerëzit që kanë një predispozitë ndaj tij. Prandaj, rekomandohet të mos dilni jashtë nëse dielli është shumë i fortë. Mos dilni nga shtëpia pa syze dielli, kapele dhe krem ​​kundër diellit. Para se të aplikoni kremin, rekomandohet të bëni dush.

Mjekimi

Nëse alergjia është jashtëzakonisht e fortë, rekomandohet përdorimi i produkteve për mbrojtje nga dielli që janë të destinuara për fëmijët. Gjithashtu rekomandohet aplikimi i produkteve që qetësojnë proceset inflamatore në lëkurë. Ju mund të zvogëloni kruajtjen duke bërë dush me ujë të ftohtë. Nëse është një alergji e lehtë, rekomandohet të shmangni rrezet e diellit për disa ditë./albeu.com/