Victoria, shëtitje me super-fustanin e ri (FOTO LAJM)

Stilistja e njohur Victoria Beckham para dy ditësh prezantoi koleksionin e ri pranverë-verë 2014 në eventin e modës "New York Fashion Week". Ndërsa ditën e djeshme ajo u shfaq me një fustan të veçantë nga koleksioni i saj në rrugët e New York-ut. Më herët stilistja ka bërë të ditur se kjo veshje ishte ndër të preferuarat e saj me anë të një statusi në Twitter.

Ajo e kishte kombinuar fustanin me një palë taka super të larta në ngjyrë të zezë dhe të jepte përshtypjen sikur po kalonte në një pasarelë mode.

Koleksioni i ri është pritur me pozitivitet edhe nga stilistët profesionistë të cilët kanë lavdëruar punën e bërë nga Spice Girl. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori