PSG synon tri super blerje nëse humbasin Kylian Mbappen

PSG do jetë mjaftë aktive në afatin e ardhshëm veror.

Sezonin e kaluar kompletuan dy super transferime si Lionel Messi dhe Sergio Ramos, mirëpo në verë me gjasë do e humbasin Kylian Mbappe, që vazhdon të jetë i lidhur me kalimin te Kylian Mbappe.

Francezit i skadon kontrata në verë dhe ka të drejtë të nënshkruajë kontratë me cilën do skuadër që preferon.

Por, kjo nuk nënkupton që “Parisienët” nuk do jenë aktive në verë. Sipas “L’Equipe”, klubi francez ka tre emra në listë që të mos e vërejnë mungesën e Mbappe dhe ata janë: Erling Haaland, Paul Pogba dhe Lucas Paqueta.

Haaland ka dëshmuar se është një golashënues i kualitetit të lartë, andaj shihet si pasuesi më ideal për Mbappe.

Paqueta gjithashtu e njeh shumë mirë Ligue 1, pasi ka shkëlqyer në sezonet e fundit me skuadrën e Lyonit, derisa Pogba do jetë agjent i lirë pasi i skadon kontrata me Man Unitedin në verë.


Shtuar 8.02.2022 22:30