Formacionet e mundshme: Argjentinë-Kroaci, sot përcaktohet finalisti i parë

Botërori po hyn në fazën finale dhe gjysmëfinalja e parë është sot mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Di Maria mbetet në dyshim nëse do të startojë apo jo dhe kjo do të përcaktojë formacionin që do të përgatisë Scaloni.

Jashtë Montiel, Acunia për shkak të pezullimit, Taliafico do të luajë mbrojtësin e majtë.

Tradita

Tradita është plotësisht e balancuar mes dy skuadrave që janë përballur pesë herë me njëra-tjetrën. Nga dy fitore për Argjentinën dhe Kroacinë, ndërsa një tjetër ndeshje ka përfunduar në barazim.

Në nivelin e Kupës së Botës, të dy skuadrat kanë nga një fitore: Argjentina mbizotëroi 1-0 në 1998, ndërsa Kroacia fitoi 3-0 në 2018.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Argjentina 4-3-3: Em. Martins – Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico – De Paul, Enzo Fernandes, McAllister – Di Maria, Messi, Alvarez.

Kroacia 4-3-3: Livakovic – Juranoviç, Lovren, Guardiol, Sosa – Brozovic, Kovacic, Modric – Kramaric, Petkovic, Perisic.

Arbitri: Daniele Orsato (Itali)

Stadiumi: Lusail Iconic Stadium (80,000). /G.D albeu.com/