Victoria: Beckham duhet të jetë 007 i ri
Vicktoria Beckham ka thënë se David është burri ideal për të luajtur rolin e James Bond. Ish këngëtarja e grupit "Spice Girls" ka thënë se ish ylli i United, Real, Milan dhe PSG është zëvendësuesi ideal i aktorit Daniel Craig nëse ky i fundit vendos të lë rolin e agjentit sekret.

Gjatë një interviste me çiftin e famshëm britanik, David, 38 vjeç, ka thënë se nuk ka të njëjtin mendim me gruan e tij sa i përket aftësive të tij si aktor.

"Kam disa shokë që janë aktor, Tom Cruise është një shok shumë i mirë i joni. Por nuk kam në plan që të bëhem një aktor. Nuk jam i sigurt nëse jam i mirë në këtë pjesë", ka shtuar ai.

Sidoqoftë, gruaja e tij nuk u pajtua me të, duke thënë: "Mendoj se ti do të ishe i mirë në aktrim".

"Mendoj se je shumë i mirë. Mendoj se ti duhet të jesh James Bond! Ai do të ishte një James Bond shumë i mirë!", ka thënë Victoria. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2013, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori