Victoria Beckham, biznesmenia më e suksesshme
Victoria Beckham udhëheq klasifikimin e biznesmenëve britanikë më të suksesshëm për vitin 2014, hartuar nga revista “Management Today”. Në pesë vitet e fundit, të ardhurat e shtëpisë së saj të modës janë rritur nga 1 në 30 milionë stërlina, ndërsa personeli i saj nga 3, në 100 punëtorë.

“Ajo ka arritur të ndërtojë diçka reale duke u nisur nga fama e saj”, ka deklaruar Andrew Saunders, nga redaksia e revistës “Management Today”. Ish këngëtarja ka një sukses të padiskutueshëm. /albeu.com/

Shtuar më 28/10/2014, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori