Vetëm se i kapi dorën koleges, Justin Timberlake and Jessica Biel nisin terapitë (FOTO LAJM)

Në dhjetor, Justin Timberlake pretendoi se ishte i pirë kur u kap mat duke shtrënguar duart me kolegen e tij Alisha Wainwright në New Orleans.

Incidenti gjeneroi më shumë lajme dhe kritika ndaj Justin-it, duke u cilësuar si një tradhtar.

Ai kërkoi falje publikisht dhe u duk sikur çështja u mbyll me kaq por jo!

Sipas një raporti të ri të Us Weekly, Jessica dhe Justin kanë ditët e tyre të mira dhe ditët e këqija, siç ndodh me shumë çifte.

Ata kanë vendosur të shkojnë në terapi për ta bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë sërish.

Justin e di saktësisht atë që Jessica dëshiron të dëgjojë për të lehtësuar çdo stres. Ata besojnë se është konstruktive për marrëdhëniet e tyre … ai është duke u përpjekur për më të mirën për ta provuar veten e tij”.

Shtuar më 23/01/2020, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori