"Vetëm me lek e bën belin si ti", Lori Hoxha i kthen përgjigjjen epike ndjekësit (FOTO LAJM)

Lori Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të “Top Medias” Dritan Hoxha, ka folur shpesh për presionin që ka ndjerë në rrjetet sociale teksa rritej, falë komenteve negative të njerëzve në rrjet që përgjithësisht as i njeh e as e njohin nga afër.

Por me kalimin e kohës, ajo ka rrëfyer se ka mësuar të rifitojë vetëbesimin e madje të qeshë me komentet dashakeqe që gjenden jo rrallë në profilin e saj.

Të njëjtën gjë fashionista e njohur ka bërë edhe ditën e sotme me një komentues që zgjodhi të ndante në një foto të saj një opinion për belin e Lorit.

“Vetëm po pate lek e bën belin si ty, ose po pate account në Photoshop!”-i shkruan komentuesi dhe nuk ka munguar një përgjigje me doza ironie nga ana e të zonjës së fotos.

“Imagjino t’i kesh të dyja!”- i ka replikuar ajo, e ndjekur nga shumë të tjerë që e kanë përgëzuar për përgjigjen. Sakaq, Lori prej pak ditësh ka nisur pushimet në Itali ku mësohet se është në shoqërinë e nënës së saj, Vjollca Hoxhës.
Shtuar më 24/08/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori