U përplas nga makina një ditë më parë, ndërron jetë te Trauma 75-vjeçari nga Kukësi

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi aksidentoi një këmbësor.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku 39 vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler ”, përplasi 75 vjeçarin D.XH.

I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës por s’ka mundur të shpëtojë.

“Në vijim të informacioni paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, shtetasi M. S., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin D. Xh., 75 vjeç (këmbësor), ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi D. Xh. humbi jetën, për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident.“, njofton policia./albeu.com/

 


Shtuar 14.03.2023 10:36