Tentoi të hynte në Shqipëri me rreth 21 mijë euro të padeklaruara, 35 vjeçari ndalohet në Aeroportin e Kukësit

Një 35-vjeçar është ndaluar në aeroportin “Flatrat e Veriut” në Kikës, pasi tentoi  të fuste në territorin shqiptar rreth 21 mijë euro të padklerauara.

Gjatë kontrollit, në çantën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën 20 980 euro që ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 35 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi Policise

Aeroporti “Flatrat e Veriut”, Kukës/Kontrolle të shtuara në hyrje/dalje, në kuadër të sezonit turistik, për të garantuar lëvizje të sigurtë dhe të lehtësuar të qytetarëve dhe vizitorëve.

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit në pkk, të shumave të konsiderueshme të parave.

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 20 980 euro, procedohet penalisht 35-vjeçari dhe sekuestrohen paratë.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik 2023, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasin Sh. S.

Gjatë kontrollit, në çantën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën 20 980 euro që ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 35 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/