EMRI/ Aksidenti me 3 të vdekur në Levan – Tepelenë, arrestohet një prej shoferëve

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip “Opel”, shtetasin Mariglen Skënderaj, i cili mbeti i plagosur bashkë me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare.

Pas aksidentit tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Levan – Tepelene mbetën të vdekur tre persona, Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaj dhe Bylyre Salaj, nëna e Fatbardhës.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” drejtuesi i automjetit “Opel Zafira”, shtetasi Mariglen Skënderaj.

Skënderaj mbeti i plagosur bashke me bashkesorten dhe vajzen 6 vjecare pas perplasjes se ndodhur mbremjen e se enjtes ne afersi te fshatit Buzmadh ne autostraden Levan Tepelene.

Nga aksidenti mbeten te vdekur tre persona, perkatesisht Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaja dhe Bylyre Salaj, nena e Fatbardhes. /albeu.com