Veshjen 65 mijë dollarëshe të Kylie Jenner mund ta gjeni për 2000 lekë në treg
Kylie Jenner fillimisht bëri një blerje prej 36.5 milionë dollarësh gjatë karantinës. Kylie e shpenzoi këtë shumë për rezidencën e saj të re.

Këtë herë, ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shihet veshur me një palë pantallona portokalli dhe prerje reçipetash, ku theksohen format trupore. E nëse po mendoni se Kylie është veshur thjeshtë…po mendoni gabim.

Pantallonat në foto kushtojnë 15 mijë dollarë. Reçipetat, 259 dollarë. Vëthët, 50 mijë dollarë. (Na lejoni të bëjmë mbledhjen). Pra, në total, një outfit i tillë ka kushtuar 65.259 dollarë, pa llogaritur 1 dollarëshin bakshish që me siguri Kylie nuk e ka kursyer.

A mund ta gjeni këtë veshje në një treg normal shqiptar për vetëm 2000 lekë të reja? Natyrisht. Por, gjithsesi nuk do blesh dot emrin e Kylie Jenner.
Shtuar më 07/01/2021, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori