Rita Ora vazhdon të befasojë në të gjithë shfaqjet e saj
muzikore, me stilin e saj unik të të veshurit. Këngëtarja me origjinë shqiptare, u shfaq në skenën
muzikore të "
Oxegen" në Dublin, Irlandë, me një veshje të çuditshme ngjyrë ulliri, domethënien e të cilës shumë pak persona arritën të kuptonin.
Megjithatë, për 22-vjeçarjen, ndonëse e mësuar me shumë shfaqje
muzikore, ajo në Irlandë ishte e veçantë.
"
Oxegen, nuk na intereson për shiun. Shikohemi në skenë, në 7,15! Yeeeeeaaaahhhhh", shkroi
Rita në profilin e saj në Twitter, disa orë para se të ngjitej në arenën e votuar si festivali më i mirë europian në dy vitet e fundit radhazi. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2013,
ora 11:54