Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Veseli: Ja pse u ndava me Tean (FOTO LAJM)

Dy ish lojtarët e "Big Brother 8", Tea dhe Veseli i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shumë të debatuar. Referuar komenteve të shumta në rrjetet sociale, Veseli ka shkruar një status në Facebook, kjo në mënyrë për të hedhur poshtë të gjitha thashethemet mbi të dy palët.

"Nuk e kisha ndermend me shkru status ne lidhje me ndarjen time me Tean, po kur po e shoh qe shumekush po mundohet me çdo kusht te mbaj ane, duke dasht te ngrej njeren pale e ul tjetren, pa e dit se çka e si kane ndodh ngjarjet, gjykojne vetem me mesazhe qe kan lexu neper inboxe, e ndjej si detyrim te sqaroj krejt ata qe me kane mbeshtet edhe kane besu te une, kur shoh qe po akuzohemi edhe une edhe Tea per tradheti ... nga njerez qe nuk na njohin nga afer, bile edhe nga profile fallco...

Ndarja ime me Tean nuk ka kurrfar lidhje me tradhetin, as nga ana ime e as nga ajo ... ju qe akuzoni pa fakte e pa prova, ju kisha lut qe perpara se te akuzoni, qe te jeni sa me bindes, jepni edhe fakte e prova ... e perderisa flisni e nuk i keni keto, atehere te gjitha jan shpifje dhe ju takon t'i mbyllni ato goje te ndyra..

Ndarja ime me Tean ka patur lidhje vetem me mos perputhje te vazhdueshme mes nesh, ne jemi dy te rinj qe vijme nga realitete te ndryshme, me botekuptime te ndryshme, edhe pse ndjenja ka ekzistu gjithmone, perveç koheve te fundit ku u ftohem per arsye te ndryshme. Nje nga arsyet keni qene edhe ju grate, qe nuk linit ne asnje moment pa treguar njeanshmerine tuaj ndaj Teas dhe faktin qe muhabetet tona te brendshme si çift, do i merrnit vesh e do i diskutonit ju para se t'i dija e ti diskutoja un.

Une nuk kam thene ndonjehere qe jam perfekt, bile-bile kaher kam thene qe jam tip i veshtire me femrat, nuk e kam mohu asnjeher, por kjo nuk me ben as tradhetar, as te pa respekt. Nese fillojme e shpallim lufte e te flasim te dy palet per pakenaqesite qe kemi, se normal qe secili i kemi te vetat... edhe un mund te kem material te mjaftueshem per me fol, po nuk e bej, se nuk jam si ju...Ju mund te vazhdoni te shani, te shpifni e te beni çka te doni ju, por dijeni se emrin, une nuk e krijova nga Tea, ju jeni nje numer shum i vogel ne krahasim me numrin e madh te mbeshtetesve qe une kam e qe me kane mbeshtetur per ate qe une jam si person, jo per lidhjen qe krijova, vazhdoni e bjerini daulleve tuaja, mua vetem çka me beni me te forte... kjo eshte hera e pare dhe e fundit qe merem me kete çeshtje, as qe kam ndermend te sqaroj apo te harxhoj as edhe ni minut te kohes time per njerez qe gjykojne dukjen, pa dit kurgjo se çka ka ndodh ne brendesi.

Jo gjithmone gjerat jane si duken, ka njerez qe dalin hapur dhe bejn çdo veprim me çiltersi...ka te tjere qe fshihen e luajne rolin e viktimes. Kaq kisha, vetem per ata qe kane besim tek Veseli, dua t'ju them qe nuk do ju zhgenjej kurr...te tjereve,..jeta vazhdon, kqyrni hallet tuaja, e punet e tuaja se jo ne qe jemi te rinj, po njerzit jan nda me femije e nuk u bo nami... keshtu qe mbani vendin tuaj, mos na i beni edhe me te veshtira keto dite, na lini ti kalojme sa me leht se nuk ka vdekur njeri", përfundon reagimi i tij. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2015, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori