Vesa Luma krenare për Majlinda Kelmendin
Vesa Luma, pas një statusi të dedikuar për Rita Orën, është ndalur tek sportistja Majlinda Kelmendi. Ja se çfarë ka shkruar ajo në Instagram, teksa ka postuar edhe një foto.

"Paska qënë një ditë e bukur për Kosovën sot! Pas Rita Orës, krenaria jonë Majlinda Kelmendi shpallet judistja më e mirë e botës në të gjitha kategoritë! Tepër krenare!

Vetëm me kulturë e sport ky vend po ec përpara, e fatkeqësisht tepër pak po investohet! Suksese Majlindës dhe falemiderit që na bën krenar!", përfundon ajo. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2014, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori