Vesa Luma gjen punë në Zelandën e re, çfarë profesioni po ushtron këngëtarja (FOTO LAJM)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma është rikthyer këto ditë në Zelandën e Re, ku e priste bashkëshorti Big Basta.

Çifti prej dy vitesh jetojnë atje së bashku me djalin Lian, por këtë verë Vesa e kaloi në Shqipëri për të përfunduar projektet e saj.

Pas rikthimit në Zelandën e Re, Vesa ka nisur punën dhe këtë na e ka treguar me postimet e fundit në "Instastory".

Këngëtarja mesa duket është bërë mësuese muzike sepse filmon djalin dhe disa fëmijë të tjerë duke i rënë veglave muzikore në një klasë.

"Te puna mamit", shkruan Vesa në një postim ku shfaqet Liani.
Shtuar më 21/09/2019, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori