Duan më shumë minuta për Brojën, tifozët kanë një mesazh për Tuchel

Chelsea ka humbur përballë Southampton 2-1 dhe kjo është humbja e dytë në 5 ndeshjet të Premier League.

Padiskutim një humbje që nuk është pritur mirë nga tifozët pasi kanë pritshmëri në këtë sezon.

Por tifozët pas kësaj humbje kanë një kërkesë për Thomas Tuchel, teksa në rrjetet sociale ata i kanë kërkuar që tashmë është koha për ti besuar më shumë Armando Brojës.

Në përballjen me Southampton për sulmuesin shqiptar tekniku rezervoi disa minuta për të, por 20-vjeçari nuk mundi të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja. / h.ll/albeu.com

 


Shtuar 31.08.2022 09:39