6 raste të dyshuara për koronavirus në Kosovë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, sot janë paraqitur gjashtë raste të reja të dyshuara për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajvazi-Berisha.

“Ne momentalisht në klinike i kemi izoluar gjashtë pacientë. Për momentin nuk ka nevojë për shqetësime”, ka thënë ajo.

Express shkruan se personat që dyshohet të jenë të prekur me koronavirus janë nga Zvicra, Anglia dhe Maqedonia dhe se të njejtit janë në pritje të analizave.

Ndryshe, dje Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje deklaroi se Ministria e planifikojnë të shpenzojnë 10 milionë e 13 mijë e 295 euro, për të zhvilluar aktivitetet dhe planet rreth parandalimit apo trajtimit të virusit për të prekurit eventual në Kosovë.


Shtuar 10.03.2020 12:01